Image

Dokumenti i dënimit me vdekje të Havzi Nelës

Dokumenti i dënimit me vdekje të Havzi Nelës

Dokumenti i dënimit me vdekje të poetit Havzi Nela. Në dokument mund të shihen firmat e Kristaq Ramës, Ramiz Alisë e të tjerë eksponentë të nomenklaturës komuniste.

Advertisements

Gazeta55: Kristaq Rama, firmë për ekzekutimin e të riut nga Dibra

Gazeta55: Kristaq Rama, firmë për ekzekutimin e të riut nga Dibra

Një firmë tjetër e Kristaq Ramës për dënim me vdekje, e 6 prillit 1987

gazeta55 2Një tjetër nënshkrim i Kristaq Ramës bëhet publik sot. Bëhet fjalë për ekzekutimin e një të riu nga Dibra, i ekzekutuar në vitin 1987, pak javë pasi Kristaq Rama kishte filluar detyrën në organin kolegjial të quajtur Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Në zgjedhjet për Kuvendin Popullor të 1 shkurtit 1987, Kristaq Rama, përveçse “u zgjodh” deputet i Rrethit Durrës, kishte nderin që të ishte për herë të fundit në jetën e institucionit, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Këtu zgjidheshin njerëzit më të devotshëm të regjimit. Presidiumi nuk ishte gjë tjetër veçse kopjim i Presidiumit të Sovjetit Suprem të Bashkimit Sovjetik. Në rolin e kryetarit të shtetit, Presidiumi kishte kompetencën të falte ose jo jetën e personave të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Kristaq Rama, skulptori i regjimit, i veshur me titullin “Artist i Popullit”, këtë herë për të dënuar “armiq të popullit”, kishte rastin të vinte një firmë të tij në marrje jete të dënuarish. […]
Nuk është vetëm firma për varjen e Havzi Nelës por në të vërtetë Kristaqi e filloi me nënshkrimet e 6 prillit 1987 ku pas Ramiz Alisë dhe të tjerëve ka hedhur firmën për ekzekutimin e dy personave, njëri prej të cilëve ishte vetëm 29 vjeç kur do të ekzekutohej.
Më 6 prill 1987 Presidiumi i Kuvendit Popullor vendoste t’u refuzonte faljen e jetës dy të dënuarve me vendim të formës së prerë, përkatësisht Bujar Jazexhiut dhe Enver Osmanit. 29 vjeçari nga Gjorica e Poshtme e Dibrës Enver Osmani akuzohej për “tradhti ndaj atdheut” që në moshën 17 vjeçare. Gjykata Popullore e Dibrës e kishte dënuar më 14 shkurt 1987 me vdekje, vendim i cili ishte ligjëruar dhe kishte marrë formë të prerë nga Gjykata e Lartë më 28 shkurt 1987. Në Gjykatën e Lartë, seanca ishte drejtuar nga zëvendëskryetarja Eleni Selenica ndërkohë që nuk ka munguar prania e të përhershmit Fehmi Abdiu në gjykimet e këtij lloji. Veç Enver Osmanit ishin dënuar me këtë proces Rifat Marku dhe Besnik Dema.

BotaSot: Ja si Kristaq Rama vendosi për varjen në litar të poetit Havzi Nela

BotaSot: Ja si Kristaq Rama vendosi për varjen në litar të poetit Havzi Nela

botasotKristaq Rama, ka vendosur për dënimin me vdekje të poetit vetëm për faktin, se ai kishte shkruar poezi që nuk i pëlqenin regjimit. Deputeti Bumçi e cilësoi një vendim xhelatësh firmosjen nga Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, për dënimin me varje të poetit të njohur më datë 10/8/1988. Disidenti dhe poeti Havzi Nela mori një dënim maksimal për fajin e vetëm, se në vargjet e tij kërkonte të drejtat e njeriut.

Poeti Havzi Nela ka lindur më 1934 në Kollovoz të Kukësit. Ai ishte njëri nga ata njerëz që s’u pajtua asnjëherë me të keqen, që solli dhe po e sillte vazhdimisht regjimi komunist në Shqipëri gjatë viteve të sundimit të tij 50-vjeçar. Qysh në shkollë të mesme, u shfaqën kundërshtitë e tij të para ndaj padrejtësive të sistemit të kohës, nisi të formësohet dhe të marrë frymë ndjenja e rebelizmit ndaj padrejtësive të regjimit që po i ngrinte në sistem. Pasi kishte kryer Shkollën Pedagogjike në Shkodër, ai fillon punën në rrethin e Matit, por u bënë shkak disa vjersha që iu gjetën, të cilat siç duket ishin të “papëlqyera” për pushtetin dhe pushtetarët e asaj kohe dhe pushohet nga puna. Më 22 maj 1967 dënohet me l5 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë, ndërsa bashkëshortja e tij me 10 vjet heqje lirie. Më 8 gusht 1975 ridënohet me 8 vjet heqje lirie. 19 dhjetor 1986 lirohet nga burgu. 12 tetor 1987 internohet në Arrën. 15 qershor arrestimi në katundin Brekijë. 15 qershor, ora 12 e mesditës nis procesi hetimor ndaj tij. 24 qershor 1988 – dënimi i katërt, ose dënimi fatal. 25 qershor – bën ankim pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 16 korrik – Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Kukës. 2 gusht – Presidiumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin për ekzekutimin e Havzi Nelës. 10 gusht 1988, ora 3:30 pas mesnate – ekzekutimi me varje në Kukës, tek stacioni i autobuzëve. 10 gusht, ora 11:00 e paradites – trupi hiqet nga vendi i ekzekutimit. 11 gusht, ora l:00 pas mesnate – trupi futet në gropë.

Gazeta55: 1988-Kristaq Rama firmosi vendimin me vdekje në litar për poetin Havzi Nela

Gazeta55: 1988/Kristaq Rama firmosi vendimin me vdekje në litar për poetin Havzi Nela

“Armik i betuar i pushtetit popullor”. Ky është motivi i vetëm që Presidiumi i Kuvendit Popullor, me vendimin nr.85, datë 16 korrik 1988 ka vendosur të dërgojë në litar poetin Havzi Nela i dënuar për herë të fundit nga regjimi komunist. Vendimi me formë të prerë i Gjykatës së Lartë, i është dërguar Presidiumit të Kuvendit Popullor për vendimin përfundimtar, anëtarët e së cilit duke mos qenë të mbledhur të gjithë, kanë firmosur vendimin për ekzekutimin me varje në litar të poetit. Për ata që kanë harruar po kujtojmë se Presidiumi i Kuvendit Popullor ishte një organ kolegjial që luante rolin e kryetarit të shtetit. Ai dilte nga gjiri i Kuvendit Popullor (deputetët), përbëhej nga 15 anëtarë, nga të cilët 3 nënkryetarë dhe një sekretar.
Ky vendim nuk ka votat e shumicës, por është firmosur vetëm nga disa anëtarë të tij si dhe nga vota me telefon e anëtares Emine Guri e cila është shprehur dakord. Të tjerët kanë firmosur. Disa nuk kanë qenë. Nga ata që kanë nënshkruar janë: Rita Marko (nënkryetar), Sihat Tozaj, Eleni Selenica, Kristaq Rama, Lumturi Rexha dhe Rahman Hanku. Ky vendim që nuk ka marrë shumicën ka çuar në litar poetin Nela.
Kristaq Rama, deputet i Durrësit prej shumë vitesh, në vitet 1987 – 1991 ishte edhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Votimet e tij, në Presidium janë edhe në vendime të tjera për çështje të tilla.